Thursday, 30. April 2026
Sport

“Ejani me avionin tonë”, ndeshja e kthimit, klubi i Ballkanit njofton tifozët

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Ballkanit të mërkurën në mbrëmje zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Ludogorets, e vlefshme për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Një gjest fantastik ka bërë klubi nga Suhareka, e cila fiton tifozët që e kanë ndërmend të udhëtojnë në Bullgari – të shkojnë së bashku me aeroplanin e klubit, shkruan Lajmi.net

“Të gjithë ju që jeni të interesuar për të fluturuar drejt Bullgarisë, për ta mbështetur klubin kampion të Kosovës, në duelin e dytë ndaj Ludogorets, mund të bëheni pjesë e nisjes së përbashkët, me aeroplanin Charter, të kontraktuar nga klubi”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që skuadra e Ilir Dajës arriti fitore 2 me 0 në ndeshjen e parë ndaj Ludogorets në “Fadil Vokrri”./Lajmi.net/

  


Teilen: