Sulmuesi Jasir Asani është futbollisti që po shkëlqen për Kombëtaren e Shqipërisë në fushatën eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Futbollisti që luan në Korenë Jugore më skuadrën Gwangju është rrëfyer në një intervistë të gjatë për Lajmi.net.
28-vjeçari ka folur për formën e mirë që po e kalon me kombëtar4en kuqezi teksa i ka komentuar edhe golat ndaj Moldavisë dhe Polonisë.
Asani që vjen nga Shkupi, ka thënë se ëndrra e tij ka qenë Kombëtarja e Shqipërisë e jo ndonjë Përfaqësuese tjetër.
Ai ndër të tjera ka folur edhe për “çështjen” Daku – Muja, futbollistë nga Kosova që e kanë zgjedhur Shqipërinë.
Për më shumë, shikoni intervistën e mëposhtme