Monday, 8. June 2026
Sport

Fenerbahçe i ofron 15.5 mln euro Mallorca-s për Muriqin, përfiton edhe Lazio

GS 08/06/2026 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi do të rikthehet në Stamboll. Kandidati për president i Fenerbahçes, Aziz Yildirim, fitoi zgjedhjet ditën e djeshme dhe për këtë motiv pritet që gjatë ditëve në vazhdim të mbyllet transferimi i bomberit shqiptar.

Për Muriqin ky është një rikthim pasi ka qenë pjesë e klubit turk edhe më parë. Sipas parakontratës mes dy skuadrave kostoja e kartonit të lojtarit do të jetë rreth 15.5 milionë euro. Nga kjo marrëveshje përfiton edhe Lazio, e cila do të arkëtojë rreth 45% të shumës që do të arkëtojë klubi ishullor.  

Teilen: