Monday, 2. February 2026
Sport

FIFA publikon listën e të nominuarve për lojtarin më të mirë për vitin 2023

GS 14/12/2023 1 Min. Lesezeit

Janë zbuluar finalistët për çmimin “FIFA The Best”.

Çmimi do të ndahet për paraqitjet nga 19 dhjetor 2022 deri më 20 gusht 2023, prandaj Kupa e Botës nuk përfshihet.

Fituesi do të zgjidhet më 15 janar të vitit të ardhshëm.

Në kategorinë e meshkujve janë nominuar  Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, derisa në kategorinë e femrave janë Aitana Bonmati, Linda Caicedo dhe Jennifer Hermoso.

Tre trajnerët finalist janë Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti.

Yassine Bounou, Thibaut Courtois dhe Ederson janë treshja e portierëve. /Lajmi.net/

Teilen: