Ish-sulmuesi i Bajern Mynih Mario Gomez ka rrëfyer së fundmi prapaskenën në vitin 2013, periudhë kur vendosi të largohet nga Bajerni, ose më saktë kur e “dëboi” Guardiola sipas rrëfimit të tij.
Ai ka treguar disa skenarë interesantë mbi atë periudhë: “Më kujtohet qartë viti kur ne fituam gjithçka dhe më pas erdhi Pep. Ende me djeg largimi nga Mynihu. Në këtë etapë shfaqën interes Atletiko dhe Real Madridi. ‘Galaktikët’ më donin si konkurrencë për Benzema, ndërsa Hënes vendosi kundër, pasi nuk kishte marrëdhënie të mira me Perez.
Sapo u njoha me interesimin e Atletikos, thashë jo, shkak frika ndaj Diego Simeones. Si përfundim zgjodha Fiorentinën”, tha Gomez.
PANORAMASPORT.AL