Monday, 21. September 2026
Futboll

Flick: Djersitëm shumë për të marrë 3 pikë ndaj Sevilla, 45 minuta i luajtëm nën nivelin tonë

GS 21/09/2026 2 Min. Lesezeit

Për herë të parë këtë sezon, Barcelonës iu desh të luftonte shumë për fitoren 3-1 ndaj Sevilla në La Liga, por në fund katalanasit ia dolën të siguronin tri pikët. Trajneri Hansi Flick u shpreh i kënaqur me reagimin e skuadrës së tij pas një pjese të parë me gabime të pazakonta.

Pas pushimit, klubi katalanas rimori kontrollin e lojës, ku një kontribut të madh dha edhe Rodri. “Ndeshja nuk ishte e lehtë, veçanërisht në pjesën e parë. Nuk luajtëm në nivelin tonë gjatë asaj pjese. Kjo nuk është cilësia që kemi në pasime. Humbëm shumë topa në mënyrë të thjeshtë dhe, për këtë arsye, u dhamë atyre vazhdimisht mundësi për të sulmuar,” tha Flick.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. E kontrolluam lojën dhe kalimi në avantazh 2-1 ishte i përsosur. E përsëris, në pjesën e parë nuk ishim në nivelin tonë të zakonshëm apo standardet që kemi vendosur për veten. Duhej të bënim shumë më mirë në pjesën e dytë dhe kështu ndodhi“, tha Flick.

Ndonëse kohët e fundit Barcelona i ka bërë fitoret e thella të duken pothuajse rutinë, Flick u kënaq me një rezultat që kërkoi më shumë mund e djersë. “Luajtëm në transfertë dhe jam i kënaqur. Sezonin e kaluar humbëm këtu 4-1. Këtë sezon fituam 3-1 dhe mendoj se mund të jemi të kënaqur me këtë rezultat”, tha Flick.

Teilen: