Thursday, 30. April 2026
Sport

FOTO/ Renditja e Superiores pas ndeshjeve të javës së katërt

GS 21/09/2025 1 Min. Lesezeit

Dueli mes Teutës dhe Vllaznisë, që u mbyll në barazim 1-1, uli siparin e javës së katërt, ku u prodhuan në total vetëm 6 gola. 

Spikat fitorja në transfertë e Elbasanit me Partizanin, ndërkohë që Vora dhe Egnatia, arritën të arkivonin 3 pikë të arta si skuadra pritëse. Dy duelet e tjera u mbyllën në barazim. 

Për sa i përket renditjes pas përfundimit të javës së katërt, kryeson Elbasani me 10 pikë, ndërkohë që ndjekin Vllaznia, Vora dhe Egnatia me 3 pikë më pak.

Në vend të pestë është pozicionuar Teuta me 6 pikë.

Start për t’u harruar i skuadrave kryeqytetase teksa Dinamo, Partizani dhe Tirana, në total të tria kanë grumbulluar 10 pikë. Zhgënjim edhe te Bylisi dhe Flamurtari. 

Image

 

Teilen: