Tuesday, 28. April 2026
Sport

Futbollistet e Kosovës nëntë pozita më lart në ranglistën e FIFA-s

GS 15/03/2024 1 Min. Lesezeit

Suksesi në turneun në Turqi i ka siguruar Kosovës pozitën më të mirë ndonjëherë në ranglistën e FIFA-s.

Bëhet fjalë për ranglistën e përfaqësueseve të futbollisteve, në të cilën Kosova tani është e 91-ta. Ka përparuar për nëntë pozita, pasi në renditjen e kaluar ishte 100-ta.

Kosova është prej përfaqësueseve që ka përparuar më së shumti. Ndërkohë asnjëherë nuk ishte kaq lartë në renditje.

Spanja është e para, e pasuar nga Anglia, Franca, SHBA-ja e Gjermania. Ndërkohë, Shqipëria është e 73-ta.

Në fund të muajit të shkuar në turneun në Turqi, futbollistet e Kosovës fituan ndaj Hong Kongut, Estonisë dhe Indisë.

Teilen: