• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gazetari i njohur italian ‘thumbon’ Ibrahimovic: Ku je? Milani në krizë, ndërsa ti me pushime!

02/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Milano, sidomos pas barazimit 2-2 ndaj Lazios, i cili e lë pa fitore skuadrën e Fonseca në këtë fillim të vështirë të sezonit, pa përmendur rastin “Theo-Leao”, po diskutohet shumë mungesa e Zlatan Ibrahimovic në “Olimpico”. Kjo mungesë i cili zemëroi disa fansa kuqezinj në rrjetet sociale. Carlo Pellegatti foli mbi këtë temë në emisionin “Pressing”:

“A je i sigurt që nuk ishte ti, që i tha Fonseca-s, pas humbjes ndaj Parmës: ti vendos për formacionin, por po të isha unë do t’i ulja në stol Theo Hernandez dhe Leaon kundër Lazios”. Prezantuesi i emisionit, Max Callegari, deshi ta “rrëmojë” më tej këtë deklaratë befasuese: “Nëse është kështu, atëherë Ibrahimovic duhej të ishte i pranishëm në Romë për të mbështetur zgjedhjen?”

Pellegatti e konfirmoi: “Absolutisht. Unë i them: Ibra, ku je, kthehu menjëherë. Situata ka nevojë për shpjegimet e tua. Për momentin ai është shumë i rëndësishëm, është si të thuash emblema e klubit, duhet të jetë i pranishëm në ‘Milanello’.

Nëse ka probleme, nëse dikush ka vështirësi, përfshirë Fonseca, duhet të flasë me të për këtë. Është shumë e rëndësishme që Ibra të jetë i pranishëm”. Ky gazetar është edhe tifoz i njohur i kuqezinjve: “Më thonë se Ibra është me pushime, se ndoshta mund të mos jetë prezent deri para ndeshjes kundër Venezia.

Unë them se në vend të kësaj, prania e tij në ‘Milanello’ këto ditë do të ishte thelbësore. Çfarë do të bëjë trajneri, me pak lojtarë të mbetur në stërviotje, për shkak të angazhimit të tyre me kombëtaret. Fonseca ka nevojë për prezencën e drejtuesve të klubit në një kohë si kjo”.

Next Post

Krahasimi me CR7/ Mbappe: A jam si Cristiano? Më vjen keq, por kam një hall tjetër...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.