Friday, 21. August 2026
Sport

Gjyqtari anglez mungon në ndeshjen e Grupit E, shkak lëndimi

GS 13/06/2026 1 Min. Lesezeit

Gjyqtari anglez, Michael Oliver, nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për shkak të lëndimit.

41-vjeçari ishte caktuar arbitër i ndeshjes së Grupit E mes Bregut të Fildishtë dhe Ekuadorit në Philadelphia, që luhet në orën 1 të mëngjesit të së dielës.

Ai është zëvendësuar nga francezi Francois Letexier, shkruan BBC të shtunën.

FIFA ka thënë se Oliver do të jetë i gatshëm në ditët e ardhshme.

Oliver është gjyqtar i Premier Leagues prej vitit 2010, ndërsa UEFA e promovoi në listën e gjyqtarëve elitarë në vitin 2018.

Ai ka ndarë drejtësi edhe në “Katari 2022” dhe në “Euro 2024”.

Në këtë Botëror janë 52 gjyqtarë, 88 asistentë dhe 30 zyrtarë të VAR-it.

Teilen: