Thursday, 14. May 2026
Sport

Gjyqtari Genc Nuza ndërpreu takimin në Ligën e Konferencës, shkak reshjet e borës

GS 30/11/2023 1 Min. Lesezeit

Reshjet e botës kanë qenë intensive ditën e sotme në Finlandë, teksa në minutën e 74-t, gjyqtari kosovar, Genc Nuza e ka ndërprerë përkohësisht duelin mes HJK Helsinkit dhe Aberdinit, të vlefshëm për grupet e Ligës së Konferencës.

Të dy skuadrat kanë lënë fushën, duke i lënë vendin makinave të pastrimit të borës, pasi fusha nuk ishte në gjendje optimale për të vijuar loja.

Si të mos mjaftonte kjo, shqetësime ka pasur edhe portieri kundërshtar, i cili vazhdimisht ngacmohej me topa bore nga tifozët e HJK-së.

Ndeshja vazhdon e ndërprerë prej minutës së 74-t, teksa rifilloi pas normalizimit të situatës.

Ndryshe, ndeshja mes HJK dhe Abderdeen u mbyll baras 2:2./Lajmi.net/

Teilen: