Ka raste kur Teo Hernandez në fushë është një lojtar i paligjshëm. Në kuptimin që duket shumë i fortë për rivalët.
Në Verona kjo ishte e qartë që në minutat e para sepse francezi dukej i frymëzuar, mbi të gjitha kishte gjendjen e ditëve të lavdishme, ato në të bëhej pothuajse i pakapshëm, në vrapimi. Të dielën ishte më i miri në fushë, jo vetëm sepse shënoi golin e parë, por edhe sepse nisi aksionin që u mbyll me traversën e Pulisiç dhe sepse rikuperoi topin që i dha mundësinë Leaos për të shënuar. Në 90 minuta ai shpjegoi (dhe pa folur) pse është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë dhe një nga lojtarët e merkatos për verën e ardhshme. Ai gjithashtu theksoi pikën e tij të dobët, nervozizmin, me një të verdhë fillimisht të rrezikuar dhe më pas të marrë, por kjo është një histori tjetër.
100 MILIONË – Merkato duhet përmendur sepse Milani me Teon ka një plan të qartë, të rinovojë. Kontrata me numrin 19 skadon për dy vjet e tre muaj, në qershor 2026 dhe e dimë se si shkon merakto kur lojtarët me vetëm një vit në kontratat e tyre janë të pambrojtur. Rinovimi dy vjet para afatit është një detyrim dhe Milani do të përpiqet sepse francezi është një nga tre lojtarët më të mirë të ekipit. Telefonatat e para me agjentët e tij kanë ndodhur dhe së shpejti do të hyhet në thelbin e çështjes. Në të njëjtën kohë, Milani e di që skuadrat e mëdha në Europë e ndjekin Hernandezin nga afër dhe ka një shifër në mendje: 100 milionë. Si qasje, kjo është shifra për të cilën Milani do të kapitullonte në mënyrë të arsyeshme. Megjithatë, oferta, nëse do të arrijë, me siguri do të jetë më e ulët dhe kështu negociata të mbara të gjithëve.
DY GOLA LARG MALDINIT- Mëngjarashi me numrin “19” ka pasur shumë ulje-ngritje në këtë kampionat, por ai ndryshoi kur, në rast urgjence, i propozoi Piolit të luante si qendërmbrojtës (kundër Frozinones në “San Siro”). Teo ia doli shumë mirë pranë Kjaerit dhe, duke u rikthyer në krah, ai rizbuloi zakonet e tij të vjetra. Në vitin 2024 ai ka shënuar tri herë dhe ka dhënë tetë asiste (në të gjitha turnetë), shifra këto si anësor, jo si mbrojtës krahu. Duke folur për këto arritje, në këtë histori ka një fill të përbashkët që kthehet, një fill që fillon në Ibiza, aty ku Paolo Maldini shkoi për ta bindur, dhe përfundon në Milano. Të dielën Teo arriti 27 gola në Serie A me Milanin dhe në historinë e kuqezinjve ka vetëm një mbrojtës që ka shkuar më tej, duke arritur në 29. Quhet Paolo dhe mbiemri nuk ka nevojë as të shkruhet.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL