Wednesday, 13. May 2026
Sport

Goli në duelin delikat nuk mjafton, Vlahoviç do të largohet nga Juventusi

GS 20/05/2025 2 Min. Lesezeit

Një mbrëmje magjike në “Allianz Stadium”, një atmosferë elektrizuese dhe dy emra që shkëlqyen më shumë se të tjerët, Dushan Vlahoviç dhe Niko Gonzalez. Fitorja ndaj Udinezes nuk ishte thjesht një hap drejt kualifikimit në Ligën e Kampioneve, por një moment emocionalisht i ngarkuar, që mund të ketë vulosur fundin e një epoke dhe fillimin e një tjetre te Juventusi.

VLAHOVIC

VLAHOVIÇ- Nëse kjo ishte ndeshja e fundit e Dushan Vlahoviçit në shtëpi me fanellën bardhezi, atëherë serbi zgjodhi mënyrën më të mirë për t’u përshëndetur, me një gol vendimtar, pas një asisti të bukur nga Jildiz, dhe një përqafim të fortë nga shokët e skuadrës. Kjo ishte hera e parë që Vlahoviç shënonte nën drejtimin e Tudorit dhe i 15-ti gol sezonal, që vlen sa pesha e arit.

Një gol që jo vetëm i dha qetësi ekipit, por edhe i dha fund një “agjërimi” prej më shumë se 80 ditësh, që kishte nisur të bëhej shqetësues për një goleador të kalibrit të tij. Por, pavarësisht golit dhe festës, e ardhmja e Vlahovic duket gjithnjë e më larg Torinos. Kontrata e tij skadon në vitin 2026, dhe ai nuk ka dhënë asnjë sinjal për rinovim.

Shumë klube kanë shfaqur interes, mes tyre edhe Njukasëlli dhe disa ekipe turke. Juventusi ndërkohë duket se ka hedhur sytë drejt zëvendësuesit të mundshëm, Viktor Osimhen, aktualisht në huazim te Gallatasaraj nga Napoli.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: