Friday, 18. September 2026
Futboll

“Guardiola më donte te City, por zemra më dridhej nga ideja për ta lënë Juventusin”

GS 18/09/2026 2 Min. Lesezeit

Leonardo Bonucci ka rrëfyer disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij në një intervistë për “World Soccer Agency”. Në qendër ishte lidhja e veçantë me Juventusin: “Ideja për t’i lënë bardhezinjtë ma dridhte zemrën, por interesimi i Manchester City ishte shumë serioz. Kur të telefonon Guardiola, nuk është si të të telefonojë dikush tjetër. Fillon të lëkundesh. Në atë kohë ishte edhe Europiani dhe duhej të qëndroja i përqendruar, por edhe gjatë turneut patëm momente kur flisnim për këtë. Një ditë thosha sa e bukur ishte Premier League, ditën tjetër se ëndërroja Juventusin”.

Në fund, Bonucci e refuzoi City: “Pas sëmundjes së Matteos (djalit të tij) dhe faktit që nuk ndihesha 100% gati të largohesha nga Juve, ndërsa klubi më thoshte se nuk do të më shiste edhe nëse do të vinte një ofertë e jashtëzakonshme, qëndrimi ishte pasojë normale”. Sipas tij, stërvitja nga Guardiola do ta kishte pasuruar teknikisht dhe taktikisht, por largimi nuk kishte kuptim.

Periudha te Milani ishte një gabim: “Kisha humbur qartësinë. Po bëhesha një shtyllë e Juventusit dhe rruga që duhej të ndiqja ishte ajo. Nuk kishte ndodhur asgjë që të më bënte të mendoja: ‘Nuk je më mirë këtu, duhet të largohesh’. Isha në zonën e rehatisë që më bënte të performoja mirë dhe ndaj nuk kishte kuptim të largohesha”.

 

Teilen: