Thursday, 14. May 2026
Sport

Hajdari asiston por nuk mjafton, Lugano pëson humbje

GS 30/11/2023 1 Min. Lesezeit

Bodo/Glimt ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:2 ndaj Luganos, në ndeshjen e xhiros së pestë të Conference League.

Për skuadrën norvegjeze shënuan Pellegrino (40′ e 79’), Fet (52′), Berg (66′) e Kapskarmo (89’) dhe për Luganon realizuan Celar (58′) e Babiq (82′).

Hajdari ka asistuar në golin e parë të Luganos.  

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Kreshnik Hajrizi, Uran Bislimi, Allbian Hajdari, u paraqitën nga minuta e parë për Luganon.

Shkëlqim Vladi është paraqitur nga minuta e 63-të prë Luganon.

Shaipi, Hajdari e Vladi u ndëshkuan me kartona të verdhë.

Club Brugge kryeson me 13 pikë në Grupin D, pasojnë Bodo/Glimt me 10, Lugano 4, Besiktas ka vetëm një pikë.

Teilen: