Një grup hakerash i lidhur me Iranin pretendon se ka hakuar dronët e FBI-së dhe ka kërcënuar të sulmojë Kupën e Botës. Site Intelligence Group, një organizatë që monitoron grupet xhihadiste, publikoi një deklaratë të grupit në fjalë ku thuhej se ata kishin qasje në çdo imazh të marrë nga dronët FPV të përdorur nga Byroja.
“Më mirë të forconi sigurinë e Kupës së Botës”, thuhet në deklaratë, “sepse nuk na pëlqejnë fare disa ekipe futbolli. Mos harroni: FPV-të janë kudo, nuk e dini kurrë se kur një prej tyre mund të përplaset drejtpërdrejt me autobusin e ekipit tuaj”.
Përpara këtij rasti, kërcënimit të Kupës së Botës, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi një deklaratë, ku thuhej se “në përgjigje të sulmit ndaj infrastrukturës ujore iraniane”, grupi hakoi sistemet ujore të Kalifornisë. “Pavarësisht qasjes në sistemet përkatëse, ne u përmbajtëm nga ndërprerja e furnizimit me ujë dhe ky ishte thjesht një paralajmërim për Uashingtonin”.