Holanda ka marrë fitoren e parë për Kupën e Botës 2026, pasi mposhti Suedinë 5-1 në sfidën e luajtur në Houston. Holandezët e nisën vrullshëm duke gjetur avantazhin që në minutën e 5-të.
Pas një kundëruslmi të shpejtë dhe një kombinimi të bukur, ishte sulmuesi i Sunderland, Brian Brobbey, që gjeti rrjeten, pas një topi në zonë të futur nga Cody Gapko.
Në minutëne 17-të, ishte Brian Brobbey që shtyn topin në rrjetë, këtë herë pas një asisti nga krahu i djathtë nga Denzel Dumfries.
Në fund të pjesës së parë, Suedia gjen golin me Gustaf Lagerbielke, i cili shënoi me kokë. Festa e suedezëve shkoi kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për “Tulipanët”.
Holanda e nis shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur dy gola të shpejtë me Cody Gapko, në minutat 4′ dhe 54′. Asist nga Denzel Dumfries dhe Crysencio Summerville.
Suedia shënoi golin e nderit në minutën e 58-të, pas një kundërsulmi të shpejtë me Anthony Elanga dhe asistit të Alexander Isak. Në fund të kohës së rregullt, ishte Crysencio Summerville i cili gjeti golin e pestë, pas një aksioni të bukur dhe asistit të Memphis Depay, të futur të dy si zëvendësues në pjesën e dytë.
Holanda fiton 5-1 dhe merr kryesimin e grupit F me 4 pikë. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Tunizisë dhe Japonië do të luhet nesër në orët e para të mëngjesit.