Wednesday, 13. May 2026
Sport

Indiana mposht New York-un

GS 22/05/2025 1 Min. Lesezeit

Indiana mposht New York-un pas kohës shtesë dhe fiton finalen e parë në Konferencën e Lindjes!

Indiana Pacers i nis me këmbën e mbarë finalet e play off-it në Konferencën e Lindjes, duke fituar 138-135 në fushën e New York Knicks. Një ndeshje me rivalitet, vendos pas kohës shtesë, ndërkohë që Indiana udhëheq 1-0 serinë.

Të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 14 pikë, çka e bën kolektivitetin armën më të fortë. Tyrese Haliburton realizoi 31 pikë e 11 asist, mbështetur edhe nga Nesmith me 30 pikë, ndërsa 31 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Për New York u dalluan vetëm Jalen Brunson me 43 pikë e Karl-Anthony Towns me 35 pikë e 12 rebound. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mbeti në hije, ndërkohë që stoli i skuadrës nju-jorkeze ishte shpesh inekzisent.

Konferenca e Lindjes-Finale

New York – Indiana, 135-138 (0-1)

Konferenca e Perëndimit-Finale

Oklahoma – Minnesota, (1-0)

Teilen: