Interi tenton me të gjitha mënyrat për Marco Palestra-n. Oferta zikaltër është 45 milionë euro, plus bonuset. Në anën tjetër, Atalanta e konsideron ende të ulët ofertën.
Drejtuesit e klubit bergamask kanë qenë të qartë: oferta për Palestra-n duhet të ketë një 5 përpara, në të kundërt më mirë asnjë klub të mos prezantohet.
Palët duken ende larg dhe gjithçka mbetet pezull për momentin, por kthesa mund të vijë papritur. Palestra preferon të qëndrojë në Itali në këtë moment të rritjes profesionale, megjithatë është logjike që tentohet nga klubet e huaja, kryesisht nga Premier League.
Manchesteri, për shembull, mund të mos jetë një parajasë si qytet, por City është një klub i madh dhe një “palestër” shumë e mirë për t’u maturuar. Tani pritet që Interi të hidhet sërish në sulm dhe është e lehtë ta imagjinosh përgjigjen negative të Atalantës. Gjithçka duket se do të shtyhet për javën e ardhshme.