Interi po e sheh transferimin e Armando Brojës si opsion në afatin kalimtar të janarit.
Përpos Brojës, sipas “Gazzetta dello Sport”, në listën e Interit janë edhe Mehdi Taremi i Portos dhe Anthony Martiali i Manchester Unitedit.
Broja po kalon në një formë të dobët me Chelsean pas rikthimit nga lëndimit dhe mundësia e largimit është e madhe.
Ai nuk po arrin që të bëjë shpërthimet e zakonshme në zonë dhe i duhet kohë për t’u rikthyer.
Broja (22) është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.