Friday, 21. August 2026
Sport

Interi mbyll vitin me fitore, pak minuta në fushë për Asllanin

GS 28/12/2024 1 Min. Lesezeit

Interi mbyll me fitore vitin 2024, pasi fiton 3-0 në transfertë përballa Kaljarit, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit italian.

Gjithçka vendoset në pjesën e dytë. Bastoni zhbllokon ndeshjen, Lautaro rikthehet te goli (shënon të dytin), ndërsa Calhanoglu nga pika e bardhë e penalltisë vulos fitoren 3-0 të zikaltërve.

Asnjë minutë në fushë për portierin shqiptar Alen Sherri në radhët e Kaljarit, ndërsa mesfushori Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 80-të të takimit.

Teilen: