Ivan Rakitic do të rikthehet në futbollin europian, pasi ka arritur marrëveshje për t’u transferuar në ekipin kroat, Hajduk Split.
Rakitic largohet nga Al Shabab pavarësisht kohës së mirë në Arabinë Saudite, ai ishte i lumtur por donte të shfrytëzonte mundësinë për të luajtur në Kroaci, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përcjell GazetaBlic Sport.
Nikola Kalinic si drejtor, Ivan Perisic si shok skuadre dhe Rino Gattuso si trajner bënë ndryshimin për zgjedhjen e tij.
Dokumentet janë gati, kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor 2026 për Rakiticin që do të nënshkruajë së shpejti.
Në Hajduk Split, ai do të luajë me futbollistin kosovar, Emir Sahiti.
/GazetaBlic Sport