Juventus nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon të ri, ndaj dhe drejtuesit e klubit bardhezi po punojnë që tani për përforcimet që do të bëjnë gjatë merkatos së janarit.
CalcioMercato.it zbulon se emri i parë në listën e Juventusit për merkaton dimërore është ai i portierit të Frosinone, Lorenzo Palmisani, i cili ka rënë në sy me perfomancat e tij të qëndrueshme.
Sipas raportimit në fjalë, synimi i Juventusit është të arrijë marrëveshjen me klubin italian në janar dhe 22-vjeçari do vazhdojë të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit te Frosinone. Palmisani shihet si një investim afatgjatë, duke ditur moshën e tij të re.
Teilen: