Monday, 8. June 2026
Sport

Juventusi nxiton për Sorloth, vizitat mjekësore para Botërorit për sulmuesin norvegjez

GS 08/06/2026 2 Min. Lesezeit

Klubi bardhezi shpejton për Alexander Sorloth. Akordi me lojtarin është arritur dhe tani një blitz në SHBA për vizitat para se të nisë Kupa e Botës.

Juventusi ndjen gjithmonë e më afër përforcimin në sulm. Pasardhësi i Vlahovic do të jetë Alexander Sorloth, që vjen pas një sezoni me 20 gola me fanellën e Atletico Madrid. Objektivi është për ta mbyllur marrëveshjen sa më shpejt, për të shmangur konkurrencë me Premier League, si dhe evitimin e rritjes së çmimit të kartonit nga Botërori.

Kontaktet e fundjavës kanë çuar në një akord për një kontratë deri në 2029-ën, me 4 milionë euro neto në sezon. Trajneri Spalletti ka luajtur një rol kyç në bisedime, duke e telefonuar vetë lojtarin për t’i shpjeguar projektin taktik. Dhe ka marrë një “Po” entuziaste nga sulmuesi.

Pas akordit me lojtarin, këtë javë mund të kryen vizitat mjekësore. Norvegjia do të debutojë në Botëror natën mes 16 dhe 17 qershorit në Boston, kundër Irakut. Vizitat mjekësore me Sorloth mund të kryen para kësaj ndeshjeje, federata norvegjeze është njoftuar nga drejtuesit e Juventusit.

Më parë duhet të vijë drita jeshile nga Atletico Madrid, që kërkon 35 milionë euro. Klubi bardhezi synon ta mbyllë marrëveshjen poshtë shifrës së 30 milionë eurove.

Teilen: