Sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Juventusit në këtë afat kalimtar të verës.
Sorloth te Juventusi do të transferohet nga Atletico Madridi dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.
Në fakt, Sorloth është pajtuar me kontratë deri në vitin 2030 dhe pagë vjetore prej 4 milionë eurosh te skuadra italiane, që do t’ia ofrojë Atleticos në shkëmbim argjentinasin Nico Gonzales.
Sorloth 30-vjeçar është pjesë e Atleticos prej vitit 2024, ndërsa ka luajtur edhe për Villarrealin, Leipzigun, Real Sociedadin, Crystal Palacen, Trabzonsporin e disa skuadra tjera.
Në sezonin e fundit, Sorloth ka shënuar 20 gola në të gjitha garat për Atletico Madridin.
Teilen: