Kanadaja do ta nisë fushatën e saj në Kupën e Botës kundër Bosnjë-Hercegovinës, sot në Toronto, me synimin për ta fituar ndeshjen e parë dhe të ëndërrojë kalimin historik për raundin tjetër.
Në dy paraqitjet e tyre të mëparshme në finalet e Kupës së Botës – në vitin 1986 në Meksikë dhe në vitin 2022 në Katar – kanadezët kanë pësuar gjashtë humbje në gjashtë ndeshje.
Ata po kërkojnë ta kalojnë me suksese Grupin B që, përfshin gjithashtu Katarin dhe Zvicrën, favoriten për ta fituar grupin.
Lider i Kanadasë është mbrojtësi i majtë i Bayernit, Alphonso Davies, ndërsa sulmit i prin Jonathan David i Juventusit.
Në ndeshjet e përgatitore, Kanadaja fitoi 2:0 kundër Uzbekistanit dhe barazoi 1:1 me Irlandën.
Ndaj Bosnjë e Hercegovinës, kanadezët do të duhet të ndalin dy sulmuesit e rinj boshnjakë, Esmir Bajraktareviq 21-vjeçar dhe Kerim Alajbegoviq 18-vjeçar.
Mirëpo, mbi të gjitha, liderin Edin Xheko, i cili mban rekordin për gola dhe paraqitje te Bosnjë-Hercegovina, me 73 gola në 148 ndeshje.
Bosnjë-Hercegovina mposhti Italinë, kampione katër herë të Botës, në finalen e plejofit evropian në fund të marsit. Ata do të kenë përkrahje të madhe në stadiumin e Torontos.
Ndeshja Kanada – Bosnjë e Hercegovina, starton në orën 21:00.