Kombëtarja e Republikës së Çekisë është përballur me një situatë të pazakontë vetëm pak orë para ndeshjes së saj të parë në Kupën e Botës 2026.
Autobusi i ekipit çek mbeti i bllokuar në hyrje të qendrës stërvitore në Meksikë, duke paralizuar trafikun në zonë për rreth një orë.
Për shkak të bllokadës, futbollistët dhe stafi teknik u detyruan të përshkonin pjesën e mbetur të rrugës në këmbë për të mbërritur në destinacion.
Pavarësisht këtij episodi të pazakontë, Republika e Çekisë vazhdon përgatitjet për sfidën e parë në Botërorin 2026. Çekët do të përballen me Korenë e Jugut në orët e para të së premtes, me ndeshjen që nis në orën 04:00 sipas kohës sonë.
Teilen: