Friday, 15. May 2026
Sport

Kaosi me kalendarin në Serie A, derbi i Romës dhe gara Champions, të dielën në mesditë

GS 15/05/2026 1 Min. Lesezeit

Gara për Ligën e Kampionëve në Serie A do të zhvillohet njëkohësisht të dielën, në orën 12:00. Drejtuesit e ligës dhe ata të Komunës, që fillimisht e kishin spostuar derbin e Romës në orën 20:45 të së hënës për çështje të rendit publik të lidhura edhe me turneun e tenisit, kanë gjetur akordin, duke evituar kështu “bishta” të tjerë.

Roma-Lazio, Como-Parma, Genoa-Milan, Juventus-Fiorentina dhe Pisa-Napoli do të luhen në datën e parashikuar që në fillim, rreth 5 orë nga finalja e turneut të tenisit, ku do të marrë pjesë edhe presidenti Mattarella, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë në “Olimpico” mes tifozëve të Romës dhe Lacios.

Tar-i ishte i qartë për këtë çështje: ose vendosni ju, ose mendojmë ne nesër! Mesazhi është kuptuar po ashtu qartë nga palët, që kanë arritur akordin për zhvillimin e ndeshjeve në të njëjtën kohë të dielën

Teilen: