Sunday, 29. March 2026
Sport

Katastrofa e Juventusit ndaj Atalantës vazhdon edhe pas ndeshjes, rënie drastike e aksioneve në bursë

GS 10/03/2025 1 Min. Lesezeit

Humbja 4-0 e Juventusit përballë Atalantës ka kthyer me këmbë në tokë bardhezinjtë, duke shuar ëndrrat e tyre për titull dhe duke bërë të qartë se do të duhet të vuajnë qoftë edhe për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampioneve nëpërmjet kampionatit.

asdassadsadasd

Por nuk është vetëm rezultati sportiv ai që shqetëson klubin. Duke qenë një klub i kuotuar në bursë, Juventusi vuan edhe në aspektin ekonomik sa herë që imazhi i tij merr një goditje dhe leksioni që u ka dhënë Atalanta në fushë kishte peshë edhe në tregjet financiare.

Sipas “CalcioeFinanza.it”, ndonëse Juventusi e nisi ditën me trend pozitiv, gjatë ditës kishte një rënie të ndjeshme, deri në 5%, në kuotën 3,115 euro, duke humbur praktikisht çdo gjë që kishte fituar gjatë javës së kaluar.

Gjatë vitit 2025, rritja e aksioneve të Juventusit regjistrohet në 3%, ndërsa në 12 muajt e fundit është +22%.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: