Jyrgen Klop ka firmosur një kontratë me Red Bull dhe do të bëhet përgjegjësi i të gjitha skuadrave të futbollit të kompanisë austriake duke nisur nga 1 janari i 2025.
Ish-trajneri i Liverpul thuhet se në akordin e ri ka vendosur edhe një klauzolë dalje, e cila do të aktivizohet vetëm nëse në gjurmët e tij do të vihet Federata Gjermane e Futbollit.