Kompozitori i njohur Naim Gjoshi, ka qenë pasditen e së martës në shkallët e stadiumit kombëtar “Air Albania” për të parë ndeshjen miqësore të djemve të Kombëtares kuqezi, por dhe për të shijuar nën korin e tifozëve tekstin dhe tingujt e këngës që ai vetë ka kompozuar, “Mora fjalë”.
Nuk mund t’i mbajë emocionet për këngën që ka kompozuar në vitet 2000 dhe që sot është kthyer në himn të tifozëve të Kombëtares, nën zërin brilant të Shkurte Fejza.
Shqipëria fitoi 2:0 ndaj Bullgarisë.
Tre ditë para këtij takim, Shkurte Fejza e ka interpretuar në stadiumin “Air Albania” këngën “Mora fjalë” në fitoren që Shqipëria e arriti 3:0 ndaj Çekisë.