Tuesday, 28. April 2026
Sport

Kosova në grup me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën

GS 21/03/2024 1 Min. Lesezeit

Të enjten pasdite në Kopenhagë të Danimarkës është tërhequr shorti i fazës kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian për hendbollistë, Euro 2026.
Në këto kualifikime do të paraqitet edhe Kombëtarja jonë.
Kosova është në grupin e gjashtë së bashku me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën. Grupi është sfidues por Kombëtarja jonë e synon kualifikimin historik në Evropian.
Dy të parët në grup kualifikohen në Euro 2026 e po ashtu katër kombëtaret më të mira prej tetë grupeve sa janë gjithsej.
Ndeshjet zhvillohen prej tetorit të këtij viti deri në maj të vitit të ardhshëm.
Në ceremoninë e shortit ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci dhe drejtori i ekipeve kombëtare dhe marrëdhënieve me jashtë, Muhamet Arifi.

Teilen: