Saturday, 2. May 2026
Sport

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Brazili vendos rekord negativ, kualifikohet si i pesti me humbjen në Bolivi  

GS 10/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kualifikueset e Botërorit 2026 për Amerikën e Jugut janë mbyllur mbrëmjen e kaluar me humbjen e Brazilit mes polemikash në Bolivi.

Skuadra e drejtuar nga Fernando Diniz, Dorival Júnior dhe së fundi nga Carlo Ancelotti ka mbyllur fushatën më të dobët të historisë së saj pasi pesë herë kampionët e botës kanë mundur që të grumbullojnë vetëm 28 pikë (8 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje).

Që prej 1996-ës, kur Eliminatoret e Amerikës së Jugurt luhen mes dhjetë skuadrash, Brazili kurrë nuk kishte grumbulluar më pak se 30 pikë.

Teilen: