• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kulusevski: Ronaldos i kërkova një nder!

13/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dejan Kulusevski u transferua te Juventus në vitin 2020 nga Parma.

Pritshmëritë e bardhezinjve për sulmuesin ishin të larta, por anësori nuk mundi që të përshtatej me “Zonjën e Vjetër” dhe në merkaton dimërore të vitit 2022 u largua me destinacion Londrën ku edhe aktualisht bën pjesë e klubit të Tottenham.

Së fundmi, Kulusevski është rikthyer të flasë për aventurën me Juventusin duke theksuar se u largua me motivin se te bardhezinjtë ndjehej i padobishëm.

“Te Juventus nuk luajta titullar për thuajse gjashtë muaj me radhë. Ndjehesh keq sepse bën maksimumin për të luajtur ndeshjet, por pastaj përfundon duke parë që në rolin tënd aktivizohen lojtarë të cilët në fakt nuk mbulojnë atë pjesë të fushës.

Unë ndjehesha i turpëruar, i padobishëm. Njerëzit nisën të flisnin, thonin se nuk isha i mirë, se nuk isha i shpejtë mjaftueshëm dhe këto të ndikojnë. Më e keqja vjen kur nis dhe i beson këta njerëz, tani kritikat i pranoj vetëm nga motra ime. Ajo është shumë e ashpër, por e di se gjithçka e thotë për të mirën time.

Eksperienca me Ronaldon? Një djalë i shkëlqyer, pas stërvitjes të gjithë ishin me telefonë në duar përveç atij. E shikoja çdo ditë se sa fortë stërvitej dhe të mendosh që nuk kishte për t’i provuar asgjë askujt.

Unë nuk jam nga ata që i kërkoj shokëve të skuadrës favore, por Ronaldos i kërkova një autograf te bluzja, që më pas ia dërgova nënës sime.

Unë para disa vitesh mendoja të bëja ndonjë punë të zakonshme në Suedi dhe më pas e gjeta veten përkrah Ronaldos, ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”, u shpreh 23-vjeçari.

Next Post

LIVE ATLETIKO MADRID-INTER/ Dy raste të arta në pak minuta, shikoni çfarë shpërdoron skuadra e Inzagit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.