Tuesday, 28. April 2026
Sport

Leçe e Ramadanit rikthehet tek fitorja, mposht Salernitanën dhe ngjitet në vendin e 13-të

GS 16/03/2024 1 Min. Lesezeit

Leçe e Ylber Ramadanit ka triumfuar në transfertën me Salernitanën në duelin e vlefshëm për javën e 29-të në Serinë A.

65f5dec9746b0-pNkxoY-8751494-9567546

Miqtë kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 falë autogolit të Giomber në minutën e 17′.

Pavarësisht tentativave të skuadrave për të shënuar, asnjëra prej tyre s’arriti të finalizojë. Ndërkohë mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani ka bërë sërish një performancë të mirë me skuadrën e tij.

Me këtë fitore Leçe ngjitet në vendin e 13-të me 28 pikë ndërsa Salernitana mbetet në vendin e fundit me 14 pikë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: