Wednesday, 13. May 2026
Sport

Lëndohet Asani i KF Bashkimit

GS 18/05/2025 1 Min. Lesezeit

Lojtarët e Bashkimit të Kumanovës kur ishin në epërsi me 0:1 ndaj Bregallnicës në Shtip, u ballafaquan me një situatë të tmerrshme.

Mesfushori i ri Emir Asani i dha ekipit të tij epërsinë pas nëntë minutash lojë, pasi shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi nga e djathta.

Para përfundimit të pjesës së parë, Asani pësoi një dëmtim më serioz, i cili kërkoi që ai të nxirrej nga fusha.

Asani deri nga dalja nga fusha ka treguar formë të mirë.

Teilen: