Thursday, 14. May 2026
Sport

Liga e Evropës: Liverpooli sfidohet nga LASK në “Anfield”, formacionet startuese

GS 30/11/2023 1 Min. Lesezeit

Liverpooli dhe LASK kanë publikuar formacionet me të cilat do ta nisin takimin e Grupit E, në Ligën e Evropës.

“Të Kuqtë” dhe ekipi austriak do të përballen në stadiumin “Anfield Road”, me fillim nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

Liverpooli është favorit për të triumfuar kundër LASK, me mysafirët që kanë udhëtuar për befasi.

Skuadra e Jurgen Klopp është e para me nëntë pikë, dy më shumë se Toulouse që zë vendin e dytë. E treta në grup është Royale Union SG me katër pikë, derisa tri ka LASK në vendin e fundit.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Kelleher, Gomez, Endo, Konate, Luis Diaz, Salah, Gakpo, Elliott, Tsimikas, Gravenberch, Quansah.

LASK: Lawal, Bello, Talovierov, iereis, Ljubicic, Zulj, Andrade, Usor, Ljubic, Stojkovic, Horvath./Lajmi.net/

Teilen: