• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga e Kampioneve/ Simulimi i shortit, Arsenali vendoset në një “grup ferri”

29/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shorti i shumëpritur i ditës së sotme në Ligën e Kampioneve është simuluar dhe goglat kanë trembur tifozët e Arsenalit.

arsenal

Sezoni 2024-25 i kompeticionit elitar të klubeve evropiane ka pësuar një revolucion dhe ky do të jetë sezoni inaugurues i formatit të ri të turneut. Formati i vjetër me 32 ekipe, i cili ekzistonte që nga viti 1967, tashmë i përket së shkuarës. Ai është zëvendësuar nga një strukturë e re, duke përfshirë 36 nga klubet më të mira të Europës, por ato nuk do të konkurrojnë në fazën tradicionale të grupeve. 36 skuadrat do të garojnë në një format kampionati, në të cilin do të luajnë tetë ndeshje.

Në përbërjen e re, çdo ekip do të luajë katër ndeshje në shtëpi dhe katër ndeshje jashtë. Ekipet do të renditen në katër vazo dhe do të luajnë me dy kundërshtarë nga secila prej vazove. Tetë skuadrat më të mira do të sigurojnë automatikisht kualifikimin për në 1/8-at, ndërsa skuadrat e renditura nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-të do të marrin pjesë në një “play off” me dy ndeshje. Skuadrat që përfundojnë në vendin e 25-të dhe më poshtë do të eliminohen nga turneu dhe nuk do të zbresin në Ligën e Europës, siç ndodhte në formatin e vjetër për ekipet e renditura të tretat në grup. Shorti hidhet sot në orën 18:00 në Monako. Në një simulim të tij, Arsenali është renditur në të ashtuquajturin “Grupi i ferrit”.

Shorti i simuluar përmes një super-kompjuteri i ka vendosur “Topçinjtë” në vazon 2 në short, kundër gjigantëve europianë të Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit. PSG, Juventus, Sporting Lisbon dhe PSV Eindhoven përbëjnë kundërshtarët e londinezëve nga vazoja 2 dhe vazoja 3. Arsenali arriti në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve të sezonit të kaluar pas një mungese pesëvjeçare nga kompeticioni. Djemtë e Mikel Artetës u eliminuan nga Bajerni i Mynihut, duke humbur me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Ishte një ëndërr”, Zhegrova reagon pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve: Jetoj për netë si këto

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.