Wednesday, 13. May 2026
Sport

Lille i Zhegrovës s’ka fat, shkaku i gol diferencës mbetet në pozitën e 5-të që dërgon në Evropa Ligë

GS 17/05/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Lille në ndeshjen e fundit të sezonit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Reims.

Ekipi ku luan ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, e mbylli sezonin me 60 pikë në vendin e 5-të, shkruan lajmi.net

Aq ka edhe ekipi i Nice që është në vendin e katërt por që ka gol diferencë më të mirë.

Lille sezonin tjetër do të luaj në Evropa Ligë kurse Nice është pjesë e fazës kualifikuese për në Ligën e Kampionëve.

Zhegrova ka disa muaj që nuk luan për Lillen shkaku i lëndimit, e mbylli sezonin në ligë me 4 gola e 1 asistim në 12 ndeshje./lajmi.net/

Teilen: