Ademi priti talentin Leart Binaku
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në zyrën e tij futbollistin Leart Binaku bashkë me prindin e tij, në një takim miqësor. Learti është futbollist nga Kosova, i cili aktualisht luan për R.F.C Searing në kategorinë U19 në Belgjikë.
Ai është një talent i shquar, i cili po i tregon aftësitë e tij në futbollin belg. Po ashtu, Learti ka shfaqur një përkushtim të thellë ndaj Kombëtares së Kosovës.
Ai pati mundësinë të luante për Kosovën në një ndeshje miqësore të kategorisë U19 në shtator kundër Lihtenshteinit, teksa ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës edhe në të ardhmen, dhe kjo është në përputhje me planet e përzgjedhësit të Kombëtares U19, Adil Maliqi për vitin 2024.
Në përfundim të takimit, presidenti Ademi i dhuroi Leart Binakut fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke i uruar suksese të vazhdueshme në karrierë dhe kësisoj të kontribuojë edhe në fanellë dardane.
Ballkani kërkon 3 pikë të tjera sot në Conference League
Ballkani sot do të luajë një tjetër ndeshje të rëndësishme në Conference League, kundër FC Astana dhe që do të nisë në orën 18:45.
Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”,me skuadrën nga Theranda që cilësohet si favoritë në letër.
Kampionët e Kosovë arritën një fitore historike 2-0 ndaj Dinamo Zagreb.
Viktoria Plzen mban kreun e Grupit C me 6 pikë, të ndjekur nga Ballkani dhe Dinamo Zagreb me 3, ndërkohë që Astana nuk ka asnjë pikë.
Kjo është një mundësi e mirë për Ballkanin që të arkëtojë pikët e plota, për të shkuar në kuotën e gjashtë pikëve.
Ballkani – Astana, publikohen formacionet zyrtare
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Ballkani-Astana, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Ballkani do ta kërkojë sonte fitoren e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni kosovar vjen nga fitorja e madhe dhe historike ndaj Dinamo Zagrebit, ndërsa të njëjtën gjë synon ta bëjë edhe sonte.
Ekipi Portokalli do ta mirëpresë skuadrën nga Kazakistani, FC Astana, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të kësaj gare.
Ballkani gati për sfidën e madhe
Ballkani, kampion i Kosovës, synon fitore në duel me Astanën e Kazakistanit, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit C të Conference League në futboll.
Ballkani ka një fitore e një humbje dhe Astana dy humbje deri me tash në grup.
Ballkani – Astana
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues:
Gjyqtarë: Vassilis Fotias, Andreas Meintanas dhe Konstantinos Psarris (Greqia).
Ballkani: Koliç, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Limaj, Kuç, Zyba, Gripshi, Berisha dhe Kryeziu.
Astana: Condric, Beysebekov, Marochkin, Amanoviq, Hovhannisyan, Jovançiq, Kuat, Dosmagambetov, Ourega, Ebong dhe Darboe.