Mesfushori nga Maqedonia e Veriut, Ali Adem, është futbollisti më i ri i Llapit.
Llapi ka njoftuar të premten mbrëma për zyrtarizimin e transferimit të Ademit.
Mesfushori me tipare defensive do të jetë pjesë e Llapit deri në verën e vitit 2028, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
26-vjeçari së fundi luajti për klubin Makedonija Gjorçe Petrov.
Ai karrierë ka bërë edhe te Shkupi, Flamurtari, Vardari e Aris Thessaloniki.
“Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Ali Adem, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e klubit tonë. Pas disa ndryshimeve në skuadër në repartin e mesfushës, Adem pritet të sjellë stabilitet dhe cilësi shtesë në këtë repart të skuadrës sonë. Me transferimin e Ali Adem, Llapi vazhdon ndërtimin e ekipit për sezonin 2026/27, me synimin për të qenë sa më konkurrues në të gjitha garat”, shkruhet në njoftim.
Adem ka një paraqitje me Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.