Wednesday, 25. March 2026
Sport

Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’/ Djokoviç shumë i fortë për Nadal, tenisti serb triumfon 2-0

GS 29/07/2024 1 Min. Lesezeit

 

Djokoviç mposht Rafael Nadal. Përfundon 2-0 me sete ndeshja e zhvilluar pasditen e sotme për Lojërat Olimpike “Paris 2024” me triumfin e serbit. 6-1 dhe 6-4 ishin shifrat e seteve që prodhoi ky takim, me serbin Djokoviç që dominoi mbi spanjollin duke mos e vënë aspak në dyshim fitoren.

Kujtojmë që kjo ishte sfida numër 60 mes këtyre dy tenistëve dhe pas kësaj fitoreje të Djokoviç, tashmë Nole kryeson me dy suksese më shumë se sa Nadal (31-29)

Teilen: