Trajneri i Junajtidit, Erik ten Hag, fajëson mungesën e fatit për humbjen e skuadrës së tij në “Emirates”. “Loja ishte e mirë nga ne. Mendoj se luajtëm një ndeshje shumë të mirë, por gjithçka shkoi kundër nesh dhe atëherë ti nuk e fiton ndeshjen. Ne kishim nevojë për pak më shumë fat për ta fituar ndeshjen. Goli i Garnaços nuk ishte pozicion jashtë loje. Ishte këndi i gabuar.
Më pas kishte një penallti për Hojlundin dhe më pas pësuam një gol, që ishte faull ndaj Xhoni Evansit. Është kaq e qartë. Ju mund të thoni se duhet të shfrytëzoni rastet tuaja dhe se nuk duhet të pësoni gol, pasi keni kaluar në avantazh. Kjo është e gjitha e vërtetë, por unë isha i kënaqur me paraqitjen. Është gjithmonë e vështirë të humbasësh në mënyrën se si ne humbëm. Ata janë një skuadër e mirë, na krijuan shumë probleme, ishte një lojë e mirë për të dyja skuadrat, por ata morën pikët në fund”, tha trajneri holandez. Ndërsa kapiteni Bruno Fernandesh shtoi:
“Ndjeva se loja ishte e ekuilibruar. Ata krijuan disa raste. Ishte një lojë e mirë, jam i zhgënjyer nga rezultati, por performanca e ekipit, pasioni ishte aty. Nëse vazhdojmë ta bëjmë këtë vazhdimisht, do të marrim rezultate. Luhet 11 kundra 11, në shtëpi apo jashtë nuk ndryshon asgjë. Ne patëm një lojë shumë të mirë, nuk ishte perfektë, pasi nuk morëm fitoren, por shpirti ishte i duhuri, mentaliteti, dëshira gjithashtu. Bëmë punën që kërkoi menaxheri. Ndonjëherë detajet e ndryshojnë lojën. Nuk është bukur të humbasësh, por mendoj se mund të marrim shumë pjesë pozitive nga kjo ndeshje”.
PANORAMASPORT.AL