Saturday, 13. June 2026
Sport

Mbyllet pa fitues ndeshja Kanadaja – Bosnja, ndeshja përfundon 1:1

GS 12/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kanada dhe Bosnjë-Hercegovina kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma në Toronto, e vlefshme për Grupin B të Kupës së Botës.

Bosnjë-Hercegovina kaloi e para në epërsi në minutën e 21-të me golin e Jovo Lukiq, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh minimal.

Kanadaja arriti të barazojë rezultatin në minutën e 78-të, kur Cyle Larin shënoi vetëm dy minuta pas inkuadrimit në lojë.

Në Grupin B bëjnë pjesë edhe Zvicra dhe Katari, të cilat zhvillojnë ndeshjen e tyre nesër.

Bosnjë-Hercegovina ndeshjen e radhës do ta luajë më 18 qershor ndaj Zvicrës, ndërsa Kanadaja një ditë më vonë përballet me Katarin.

Teilen: