Tuesday, 19. May 2026
Sport

Mediat e Izraelit ankohen për fushën në “Fadil Vokrri”: E turpshme, e papërshtatshme për këtë nivel

GS 10/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kosova të dielën do ta pres në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Izraelit në ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Mediumi izraelit “Sport5” ka publikuar foto nga stadiumi, duke e quajtur të tmerrshme gjendjen e fushës, shkruan lajmi.net.

“Gjendja e barit në stadium është e turpshme, plot vrima dhe e papërshtatshme për lojëra në këto nivele”, ka shkruar ky medium.

Ekipi kombëtar në futboll i Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aerportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Izraeli do të luajë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasit – që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit, që nxiti luftën në Gazë.

Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte paraparë të mbahej më 15 tetor.

Kosova dhe Izraeli do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 12 nëntor, nga ora 20:45. /Lajmi.net/

 

Teilen: