Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, ka bërë një rrëfim të gjatë, teksa ka treguar edhe preferencën e tij në grupet e Evropianit të Gjermanisë.
Seferi kërkon Serbinë në grup dhe ka sigurinë absolute se Shqipëria do të dalë me fitore nga ky takim.
“Do ta doja Serbinë në grupet e Europianit dhe ta fitojmë qysh duhet. Për t’i mundur ashtu siç duhet. Të marrim një fitore të pastër kundër tyre, 3-0, ose 4-0 ose 5-0”, tha Seferi.
Mediat serbe janë tërbuar me këtë deklaratë derisa Kurir.rs ka shkruar se ky është një provokim i turpshëm. “Provokim i turpshëm nga një futbollist shqiptar. Kërcënim i ashpër për trajnerin Pixies dhe “Shqiponjat”, shkruhet në titullin e publikuar dhe me dekoratën e Seferit të dhënë në emisonin “Koha Shtesë”, përcjell lajmi.net.
Seferi në ndeshjen vendimtare ndaj Çekisë të fituar nga Shqipëria me rezultat 3:0 gjatë këtij muaji në Tiranë, realizoi dy gola. /Lajmi.net/