Sunday, 3. May 2026
Sport

‘Mentalitet, karakter, shpirt luftarak’/ Vedat Muriqi me fjalë të mëdha pas fitores me Suedinë

GS 09/09/2025 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi ishte protagonist i Kombëtares së Kosovës mbrëmë në fitoren e madhe 2-0 ndaj Suedisë në kualifikimet e Botërorit 2026.

Sulmuesi kosovar realizoi golin e dytë të “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri” për trepikëshin e parë të ekipit të Franco Fodës.

Sot, futbollisti i Mallorcës bëri një postim në rrjetet sociale përmes së cilit e shprehu gëzimin për fitoren e mbrëmshme.

“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, shkroi veterani i sulmit në Instagram.

Pas humbjes së thellë nga Zvicra me rezultatin 0-4, Kosova u transformua mbrëmë duke mundur Suedinë 2-0.

Teilen: