Sunday, 20. September 2026
Futboll

Milan rikthehet te fitorja, gjithçka e lehtë për kuqezinjtë ndaj Lecce-s (video)

GS 20/09/2026 1 Min. Lesezeit

Milan është rikthyer te fitorja në Serie A. Kuqezinjtë mundën 3-0 Lecce-n në sfidën e luajtur në “San Siro”, e fundit për javën e pestë në Serie A.

Sfida u zhbllokua në minutën e 14-të, ku pas një topi të gjatë të Strahinja Pavlovic, ishte Christian Pulisic, ai që dërgoi topin në rrjetë. Ky është goli i parë për amerikanin në këtë sezon në Serie A.

Pjesa tjetër e ndeshjes të paktën në pjesën e parë la për të dëshiruar, pasi munguan rastet e rrezikshme nga të dy ekipet. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për kuqezinjtë.

Në minutën e 61-të, Adrien Rabiot dyfishoi shifrat pas një kombinimi të bukur me Goncalo Ramos. Në minutën e 73-të, Diego Moreira tregon gjithë klasin e tij dhe shënon golin e tretë për kuqezinjtë. Rezultati final, 3-0 për kuqezinjtë.

Pas kësaj fitoreje, Milan ngjitet në vendin e pestë me 11 pikë. Lecce mbetet në vendin e 12-të.

SHIKOGOLAT

Teilen: