Shkëndija në rrjetet sociale mes James Milner dhe Mario Balotellit. Mesfushori anglez, në podcastin “The Good, The Bad & The Football”, tregoi si ishte të ndaje dhomën e zhveshjes dhe të luaje me sulmuesin italian: “Gjithmonë kam shkuar mirë me të, edhe pse ishte si të kishe një fëmijë 11-12 vjeç në skuadër”.
Milner shpjegoi më tej: “Ndonjëherë ishim duke biseduar dhe askush nuk po e shikonte. Ai do të bënte çdo budallallëk për të tërhequr vëmendjen. Bënte zhurmë, prishte gjëra, vetëm që vëmendja të kthehej tek ai”.
Ish-lojtari i Manchester City dhe Liverpoo, ku luajti përkrah Balotellit, rrëfeu edhe një episod: “Një herë erdhi në stërvitje me një ‘Bentley’ të kamufluar. E pashë teksa goditi makinën time gjatë kthimit mbrapsht dhe më pas e mohoi gjithçka, edhe pse e pashë me sytë e mi”.
Megjithatë, Milner e vlerësoi si “një nga goditësit më të mirë të penalltive që kam parë ndonjëherë”. Balotelli reagoi në rrjetet sociale: “Uau James, mendoj se e ke tepruar me pjesën e fëmijës!”