Kombëtarja shqiptare Under 21 është mundur 1-0 nga Italia U21 në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme.
Fati i kësaj miqësoreje të zhvilluar në Itali është vendosur nga një gol i Kalvanit në pjesën e dytë.
Djemtë kuqezi të drejtuar nga Alban Bushi kanë rrezikuar me Tomën, Përndrecën dhe Fatajin por nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Teilen: